Këngëtarja Ariana Grande i ka futur fansat në mendime pas publikimit të albumit të saj të ri ‘Eternal Sunshine’, pasi ata spekulojnë se ajo ka lënë të kuptohet se ish-bashkëshorti i saj Dalton Gomez e ka tradhëtuar. Këngëtarja publikoi albumin e saj të shtatë të shumëpritur ditën e sotme dhe fansat vunë re menjëherë tekstet e fshehta.
Teksti në fjalë ishte: Pra, tani ne luajmë skenat tona të veçanta // Tani, tani ajo është në shtratin tim, shtrirë në gjoksin tënd // Tani jam në kokën time, pyes veten se si përfundon.
Akuzon ish-bashkëshortin për tradhëti?/ Teksti i këngës
Ariana dhe Dalton të dy aplikuan për divorc më 18 shtator, dhe burimet informuan se gjithçka ishte ‘përpunuar’ mes ish-çiftit ‘para se të shkonte në gjykatë’ dhe shtuan se aktorja planifikoi t’i priste një çek me para Dalton për të zgjidhur zyrtarisht martesën.
Fituesja e Grammy-t dhe agjenti i pasurive të paluajtshme fillimisht nisën lidhjen në janar 2020 dhe dyshja u fejuan në dhjetor të të njëjtit vit. Në maj 2021, të dy u martuan gjatë një ceremonie martese intime por romantike në shtëpinë e saj në Montecito, përpara se të dilnin lajmet për ndarjen e tyre në korrik 2023.