Surpriza në filmin e Monika Kryemadhit, nënë e bijë me Dea Vierin

Në profilin e saj, Monika Kryemadhi ka postuar disa foto në shtrat së bashku me influenceren Dea Vieri të veshura robdisham. Një paraqitje kjo që nuk e keni parë asnjëherë Kryemadhin, e ‘zhveshur’ nga formati i politikanes dhe pjesë e një filmi.

Pas disa kohësh lobime për të liruar nga qelia ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, e ende sot duke u përballur me SPAK, Monika Kryemadhi deklaroi dorëheqjen nga politika dhe gjetjen e pasioneve të reja.

Siç ka lajmëruar dhe më parë, Kryemadhi do të marrë pjesë në një film, për të cilin ende nuka detaje, por mesa duhet një tjetër aktore e kastit qeka dhe ish-banorja e BBA VIP, Dea Vieri.


Shtuar 16.10.2025 20:57