Sulmoi Melindën për klipin e ri, Gjira jep një sqarim të fundit

Melida Ademi publikoi tre ditë më parë këngën e saj të re me titull “Qa din ti”, në videoklipin e së cilës shfaqet tepër provokuese. Paraqitja e saj në klip nuk i ka pëlqyer aspak Gjira Kajtazit, e cila konsiderohet si rivalja e Melindës. Ajo shprehu kritikat e saj përmes një statusi në Instastory duke i përmendur Melindës të ëmën e ndjerë. Gjira u shpreh se nuk arrinte të kuptonte se si mund të dilte e veshur Melinda në atë formë, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë, deklaratë kjo e cila bëri bujë në mediat rozë.

Ajo reagoi sërish një ditë më vonë duke thënë se me reperen 25 vjeçare ishte sqaruar në privat, por fansat e kësaj të fundit nuk e kanë lënë rehat derisa është detyruar që sot të bëjë një sqarim të fundit, ku thekson se nuk ofendoi nënën e askujt.

“Nuk di a spo dini me lexu apo thjesht i interpretoni gjërat qysh po keni qejf. Kërkush nuk ja ofendoj nanën. Thjesht thashë që për mendimin tem kisha prit pak deri sa lansoj video tu kcy tëerk n’tanga e jo 3 javë mbasi që e shti nanën n’dhe. Na falni që prita ma shumë marifet…poget ujku as në kto raste të ndishme nuk e ndrron zakonin.

Pata nevojë me sqaru sepse ju jeni tu mbajt ma shumë zi se dikush tjetër po për arsyen e gabuar. Edhe është e vërtet…nuk më përket mu me gjyku kto veprime, sepse është çështje karakteri, , por ju e dini që kam qejf me fol kur askush nuk um vet.”, shkruan Gjira në një status në InstaStory.


Shtuar 3.06.2021 20:42

Tags: ,