Katër persona u qëlluan për vdekje dhe disa njerëz u goditën me thikë në një qendër tregtare të Sidnejt të shtunën, tha policia australiane.
Incidenti ndodhi brenda Westfield Bondi Junction, sipas një deklarate nga Policia e Uellsit të Ri Jugor për CNN.
Oficerët thanë se ata u thirrën në vendin e ngjarjes pas raportimeve për disa njerëz të goditur me thikë dhe u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin zonën. Mes të plagosurve dyshohet se është edhe një foshnje.
Policia nuk konfirmoi nëse incidenti ishte i lidhur me terrorizëm.
“Hetimet në lidhje me ngjarjen po vazhdojnë dhe nuk ka detaje të tjera”, thuhet në deklaratë.