Stresi paralajmëron një tjetër sherr: Luigj Markun nuk ka zot ta shpëtojë (VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj ose i njohur ndrryshe me emrin e artit ‘Stresi’, ka qenë në qendër të vëmëndjes kohët e fundit në rrjetet sociale.

Pas sherrit me BMT, Stresi ka bërë një tjetër deklaratë.

Ai ka paralajmëruar një tjetër sherr me Luigj Markun 36 vjeç, lindur në Kallmet të Lezhës por ndodhet jashtë trojeve shqiptare.

Ky i fundit është një person radikal fetar.

Marku është aktiv në TikTok dhe së fundmi ai është bërë viral teksa shpreh urrejtje ndaj myslimanëve shqiptarë, kosovar dhe maqedonas.

Përpos urrejtjes ai përdor dhe fjalor tepër fyes për të gjithë myslimanët por edhe për persona publikë që besojnë në fenë myslimane siç është dhe Stresi.


Shtuar 11.07.2022 15:46