Kërcënime dhe ofendime në rrjetet sociale, arsyeja pse Stresi bëri për spital BMT-në (VIDEO)

Këngëtari Arkimed Lushaj, u njohur si Stresi publikoi pak orë më parë një story me foton Benard Simonit, ose BMT, ku ky i fundit shikohej i gjakosur në fytyrë.

Mësohet se ai është dhunuar nga disa njerëz të Stresit, pasi BMT e kishte ofenduar vazhdimisht në rrjetet sociale.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Mamurrasit dhe BMT ka paësuar disa fraktura në pjesën e kokës.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në foton që publikoi Stresi, theksonte se ai e kishte ofenduar nga familja. “Familja është e shtrenjtë, mos ja shani askujt. Ky gangsteri”, shkruante reperi krahas fotos. Pas ngjarjes, Stresi ka realizuar një video live me Noizy-n, me të cilin ka rregulluar raportin, ku shihen duke qeshur për rastin në fjalë.

“Uroj me kaq o zemra se…,” dëgjohet të thotë Rigelsi gjatë live-it. Ndërkohë, nga ana tjetër Stresi thotë se familjen e ka të shtrenjtë. “Vëlla, familja është më e shenjtë, asnjë gjë tjetër s’ka rëndësi,”thotë Arkimedi. Së fundmi, po qarkullon një video që është realizuar më parë, ku BMT zotohet se do të vrasë reperin.

“Ti më ke borxh Arkimed Lusha, deri ditën që të vdes. Ishalla më vret ta bëftë zoti hallall. Veçse ma ke borxh. Deri ditën që të vdes do të jetoj me shpresën me ta marrë jetën. Po ta bëj publike. Unë kam me të vra,”është shprehur anëtari i TBA-së.

 


Shtuar 2.07.2022 11:36