Stresi i revoltuar: Harrojeni dorëheqjen e Bashës (VIDEO)

Pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit, disa figura politike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Lidhur me këtë ka reaguar dhe Stresi, i cili përmes një postimi në rrjete sociale, ka reaguar i revoltuar ndaj kritikëve të liderit demokrat.

“Për të gjithë ju demokratë që doni dorëheqjen e Zotit @lulzimbasha ta harroni ndyrësira plehra… Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia jonë…Jeni mbledh disa bukurreca bla bla bla kot. Ne nuk dorëzohemi nga kauza jonë e kemi amanet nga @saliberisha_official dhe do ta çojmë deri në fund.”, ka shkruar reperi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🅂🅃🅁🄴🅂🄸 (@stresi)

Ndërkohë kujtojmë që pak ditë më parë, reperi reagoi pas rezultatit të zgjedhjeve duke thënë se “Manipuloni sa të doni votat! Luftë civile do keni nesër mbrëma.”


Shtuar 30.04.2021 14:40