Artistja, Adriana Matoshi pak pasi fitoi betejën dytë me tumorin, duke kaluar me sukses operacionin në tru nuk ka hezituar të suportojë shoqen e saj, Arjola Demiri e cila është pjesë e Big Brother Vip!
Matoshi është bërë aktive në rrjete sociale për të, duke i lënë një koment në një postim të Arjolës “Drita jeme dashnia jem e pakufi! T’du me shpirt ylli më i bukur”, ka shkruar ajo.
Por një ndjekësi i cili ka qenë në pritje të një ragimi të Adrianës për shëndetin e saj i shkruan:
“Gjithë ato lutje që i bëme për shëndetin tend,nuk ishe ne gjendje me bo një postim, me ju tregu ketij populli per gjendje tënde mbas operacionit!!!”.
Adriana nuk e ka lënë pa një përgjigje komentuesin duka i shkruar:
“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kendu për mu, sot i çela syt pak dhe morra telefonin, gjeja e parë qe pashe ishte Arjola. Nesër besoj qe forcohem e koncentrohem per me shkru dicka nga shpirti”, koment ky që e bëri ndjekësin të reflektojë dhe t’i urojë shërim sa më të shpejt./albeu.com/