S’mund të ishte më e lumtur, Nicky Minaj komenton Taynën publikisht

Që prej publikimit të bashkëpunimit të saj me Don Phenom “Columbiana” më 1 qershor të 2018-ës, Tayna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në muzikë. Çdo këngë që reperja ka lançuar ka marrë pëlqimin e publikut në nivele të mëdha. Këtë herë, ylli i “Qe qe” ka tërhequr vëmendjen e një artisteje ndërkombëtare që shumë prej nesh do e kishim ëndërr ta takonim apo të ishim në koncertet e saj.

Bëhet fjalë për Nicki Minaj. Në një video të publikuar në një llogari fansash në Instagram, ajo ka reaguar ndaj një klipi ku Tayna këndon duke lëvizur buzët një nga hitet e reperes amerikane. Ajo e ka bërë “like” postimin dhe ka komentuar një emoji me sy me zemra.

E pra, duket se Tayna ka bërë për vete edhe “njëshin” e repereve femra në botë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që artistja shqiptare tërheq në Instagram vëmendjen e yjeve të huaj pasi më parë, edhe Maluma ka bërë like një video ku Tayna sfilonte me një fustan nën ritmet e këngës së tij.


Shtuar 27.05.2021 13:24