Skandali/ Luiz Ejllit iu publikuan mesazhet erotike me fansen, zbulohet historia e dashurisë pak para BBV (FOTO LAJM)

“Big Brother VIP” ka nisur prej më shumë se një muaji dhe Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen që nga dita e parë e deri më sot. Ai është bërë është njeriu më i komentuar i momentit në Shqipëri, për shkak të lojës së tij në shtëpinë e BBBV, dhe karizmit që ka shfaqur.

Tashmë është fakt që fansat e tij janë të shumtë në numër në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve.

Por një skandal ku këngëtari është përfshirë 6 vite më parë është risjellë në vëmendje të publikut. Në vitn 2017 në mediat online qarkulluan me shpejtësi disa biseda në messenger ku pretendohet se Luiz Ejlli ka folur me fansen e tij. Siç lexoni edhe në fotot e mëposhtëme bisedat janë erotike, por nëse në shikim të parë mund të duken “normale” mes të rriturish për t’u bërë pas orës 00:00, në atë kohë kishin dëmtuar imazhin e artistit i cili bëri menjëherë reagimin e tij.

 

“Ka ditë që po merren me mua portale të ndryshme për të fituar 15 mijë lekë të vjetra për një postim që bëjnë. Më vjen vërtet keq që e bëjnë këtë gjë. Sot kanë publikuar gjoja sikur unë kam folur me një fjalor banal me dikë. Ju kërkoj në mënyrë të hapur ju lutem mos e keqpërdorni emrin tim. Unë kam një familje, kam një nënë, kam një motër. Mos me dëmtoni në këtë mënyre”, shkruante Ejlli në reagimin e tij.

Gjithashtu në media po përfitet edhe një histori dashurie e Luiz Ejllit para nisjes së Big Brother VIP. Thuhet se këngëtari ka qenë në një lidhje të gjatë me një vajzë nga Shkodra me të cilën bashkëjetonte prej kohësh. Dyshja i ndanë rrugët para se këngëtari të bëhej pjesë e Big Brother VIP, por nuk dihet nëse është kjo asyeja e ndarjes së çiftit, shkruan Albeu.com.

Tashmë Luiz është në një marrëdhënie me moderatoren Kiara Tito e nisur në Big Brother VIP, me të cilën edhe bën një dasmë në kuadër të lojës në  e cila kaloi pritshëmritë nga përkrahja e publikut./albeu.com/