“S’jam gati”, ishte koha kur Kiara refuzonte propozimin e Luizit për martesë (VIDEO)

Mbrëmja e të shtunës ishte magjike për BBV dhe veçanërisht për Kiarën dhe Luizin. Ky i fundit u ul në gjunjë para partneres së tij duke e propozuar për tu bërë gruaja e tij.

Kiara nuk u mendua dy here dhe përgjigja ishte “Po”. Në shtëpinë e famshme shpërthyen fishekzjarret dhe ky moment emocionoi publikun.

Të lidhura

None found

Por kujtojmë se Luizi kishte nisur me provat për propozimin kohë më parë. Para se Kiara të eliminohej herën e parë nga shtëpia, Luizi i ishte ulur në gjunjë për ta propozuar, por ajo ia mbathi me vrap duke i thënë: S’jam gati.

Gjithsesi ky ishte një porpozim i një tjetër lloji dhe në momentin e duhur./albeu.com/