Situata e acaruar Einxhel-Dagz-Donald, reagon Dj Pm dhe zbulon qëndrimin e tij (FOTO LAJM)

Eleminimi i Dagz, pasi ai doli në nominim përballë Einxhelit si pasojë e një zinxhiri shpëtimesh, ka krijuar një situatë të tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe jo vetëm.

Reagime e debate të shumta ka patur, dhe shumë prej ndjekësve të dy djemve, PM & Dagz, e kanë quajtur “tradhti” faktin që Donald, një nga miqtë e tyre më të mirë brenda, nuk zgjodhi Dagzin, por Tanin.

Arbri (Dagz) e shprehu hapur mërzitjen, Einxhel, partnerja e tij po ashtu. Ndërsa PM nuk kishte reaguar… deri sot.

Mesa duket ai ka marrë shumë mesazhe nga fansat, dhe këtë e ka treguar në një Instastory. Megjithatë, siç shkruan ai ka patur raporte të mira me të gjithë banorët, e s’ka aspak dëshirë të përfshihet në debate. Po ashtu, ai iu uron të gjithëve fitore brenda, dhe suksese në karrierën e tyre jashtë.

Reagimi i plotë:

“Pershendetje t’gjitheve. Po shoh komente perkrahe ate, perkrahe kete. Me shume sinqeritet po ju them nje here dhe nuk e perseris me: Përderisa si PM e kam potencuar qe me t’gjithe banoret e shtepise e kam pas 1 RAPORT shume te mire, s’dua te perfshihem ne asnje lloj debati me askend “pse s’perkrahe ate apo ate”. Me te gjithe kam raporte shume te mira dhe ju uroj fitore te gjithe banoreve aty mbrenda dhe shume suksese ne karrieren e tyre jashte shtepise.
Faleminderit t’gjitheve e me e se shumti atyre qe na perkrahen mbrenda shtepise.
Ju don shoku PM shume.”

 

Shtuar 21.01.2022 10:51