Sindi Loci është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”. Ajo herë pas here vendos që të bëjë bashkëbisedime me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”.
E kështu ka bërë edhe mbrëmë. “Çfarë do ndryshonit nga vetja nëse do të ishte e mundur?”, ishte pyetja që Sindi ngriti për fansat e saj. Por jo të gjithë i kthyen përgjigje rreth temës që ajo ngriti.
Kishte nga ata që e pyetën edhe në lidhje me programin “Për’puthen” apo konkurrentët e tjerë.
“Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosoë?”, ishte një nga pyetjet që Sindi nuk ngurroi që të përgjigjej në “Instastory”.
“Atëherë ta sqaroj njëherë e mirë këtë muhabet se po vlon goxha. Nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë. Unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren. Por kaq, me vonë u ktheva”, shkruan Sindi.
Dyshimet se ata të dy kanë qenë bashkë në Kosovë lindën si pasojë e postimeve që bënë në rrjetet sociale. Por konkurrentja e “Për’puthen” e sqaroi për të gjithë këtë detaj.