Si të pranuan familja e Bardhit? Sara Gjordeni ironizon ndjeksen: Me CV më të plotësuar akademikisht dhe profesionalisht..hë pra si?

Ish-banorja e “BBVA3”, Sara Gjordeni, në një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ka treguar se si e kanë pritur familja e Bardhi Idrizit, me të cilin filloj një romancë gjatë qëndrimit në spektakël.

Mes dhjetëra pyetjeve të tjera, Sara zgjodhi që t’i përgjigjet edhe një prej ndjekësve të saj, i cili e ka pyetur “si të pranuan familja e Bardhit?”

Modelja nuk ka ngurruar të listojë të gjitha cilësitë që ajo ka si vajzë, duke nënkuptuar që nuk ka asnjë arsye që të mos e pranonin.

“He pra si e pranuan tjetrën! Studente ekselente, e super shkolluar, me të ardhmen të siguruar në çdo sens, me familje që e duan.

Miss Globe pak aty, me CV më të plotësuar akademikisht dhe profesionalisht qe ke parë ndonjëherë për një 27-vjeçare. Super e dashur, super e përkushtuar, super besnike, super e artikuluar, super protektive. Dreqi e mori si më pranuan?”, shkruan Sara.

Aktualisht, dyshja është duke kaluar më shumë kohë në Shqipëri, duke shijuar pak kohë me njëri-tjetrin. Nga ana tjetër, duket se Bardhi ka vendosur që të marrë pak kohë pushim, duke preferuar të pushojë në krahë të partneres së re.

Por, teksa disa data i ka bosh nga koncertet, reperi duket se po përgatitet për një klip të ri që do ta sjellë së shpejti.

E ndërkohë që karriera për të do të rinisë së shpejti, ai ka preferuar që të kalojë kohë mes Tiranës dhe Kuçovës, duke preferuar që të jetë këtu dhe jo në Kumanovë pranë familjes së tij.


Shtuar 11.04.2024 19:09