“Si të lë Marku të flasësh kështu”, Rudina Dembacaj i kthen ndjekëses përgjigjen epike (FOTO LAJM)

Aktorja Rudina Dembacaj ka bërë së fundmi një nga bisedat e saj të shpeshta me ndjekësit. Si gjithmonë përgjigjet e saj janë komplet pa doreza dhe kjo i shtyn ndjekësit e saj ta komentojnë më shumë.

Mes shumë pyetjeve të bëra, një ndjekëse duket se ka shprehur ‘mospëlqimin’ e saj në lidhje me përgjigjet që Rudina iu kthen atyre. Kjo gjë duket se i ka tërhequr vëmendjen aktores e cila nuk ka nguruar aspak t’i japë një përgjigje epike.

‘Si të lë Marku të përgjigjesh kështu?”- e ka pyetur ndjekësja ndërsa Rudina u përgjigj: “Më vjen keq kur lexoj ende vajza, që mendon se duhet marrë leje që të shprehësh mendimet… Ku ka Zot që më ndalon mua të flas mi motër?!”

Rikutojm se aktorja ka dhënë një mesazh për të gjitha gratë e divorcuara të cilat i frikësohen faktit nëse do të gjejnë ndonjëherë partnerin e duhur.

“Nga eksperienca që kam është e kundërta. Vështirësitë që kalojmë na bëjnë të jemi më sexy dhe të parezistueshme. Vetëm për burrë nuk do vuash kurrë. Por mos e merr si atë që ke lënë. Merr një shok këtë herë. Gëzuar,”-shkroi Rudina Dembacaj.


Shtuar 24.06.2022 09:58