Si rrallëherë, Sara Hoxha publikon dy djemtë e saj dhe shihni sa janë rritur (FOTO LAJM)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të tërhequr nga jeta publike. Ledioni nuk është fare aktiv në rrjete sociale, ndërsa Sara shfaqet më rrallë. Angazhimet personale dhe profesionale sigurisht që i mbajnë larg të tilla impenjimeve, ndaj nuk i shohim shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit apo të djemve të tyre.

Mirëpo  me rastin e 1 qershorit, Sara Hoxha ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar një video shumë të ëmbël me dy djemtë e saj, London dhe Roman. Të dy ata shihen në video duke i dhuruar mami Sarës puthje dhe nxitojnë se cili prej tyre do e përkëdhelë më parë. Këtë moment kaq të ëmbël Sara nuk ka ngurruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit, teksa ne na bie në sy se të dy djemtë, sidomos Roman, janë rritur shumë.


Shtuar 2.06.2021 08:50