Si asnjëherë më parë, Fatma Haxhialiu do të ngjitet në skenën e teatrit me rolin kryesor (FOTO LAJM)

Fatma Haxhialiu është një ndër moderatoret shqiptare që është më pranë publikut e për më tepër ndjekësve të saj në rrjetet sociale ku ngre zërin për çdo kauz dhe padrejtësi.
Moderatoren e kemi parë më parë edhe në rolin e opinionistes, por këtë herë ajo ka surprizuar. Për herë të parë, Fatmën do ta shohim edhe si aktore në skenën e teatrit!

Lajmin e ka bërë me dije vetë gazetarja nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku bën me dije se do jetë pjesë e nje komedie në “Teatrin Shëtitës Cajupi”, madje do të ketë rol kryesor.

Ajo do të luajë përkrah emrave të njohur të aktrimit si Mariana Kondi dhe Julian Deda, ndërsa shpreh edhe vlerësimin e nderin për rolin që ja ka besuar Kico Londo. Ah, pranon edhe që ka pask emocione, por kush nuk do të kishte. Jemi të bindur se Fatma do t’ja dalë me sukses.