Shumë pranë finales, Agai jep vendimin e rëndësishëm për fermerët

Siç e kemi parë deri më tani, një pjesë e mirë e fermerëve që janë eliminuar nga “Ferma VIP”, iu është dhënë një mundësi e dytë dhe janë dërguar të qëndrojnë disa ditë në ishull derisa publiku ishte ai që vendoste nëse dëshironte rikthimin e tyre përsëri në fermë apo jo.

Mirpo në spektaklin e djeshëm, moderatorja Fjoralba Ponari ka bërë një lajmërim të rëndësishëm për të gjithë fermerët teksa është shprehur se të gjithë konkurrentët që do të humbin sfidat e Agait, përballë të cilave vendosen me konkurrentin tjetër më pak të preferuar prej publikut, nuk do të kenë më mundësinë të shkojnë në Arameras por do të eliminohen menjëherë prej garës.

“Flori është i fundit fermerë që shkoi në Arameras, kjo pasi jemi shumë afër finales. Çdo kush që humb sfidën, largohet menjëherë nga ferma”, komunikoi Fjoralba Ponari.


Shtuar 25.05.2024 09:19