Shqipe Hysenaj banorja e parë e “Big Brother VIP”? Mësohet e vërteta

“Big Brother VIP” starton së shpejti dhe të gjithë janë kurioz për fytyrat publike që do të jenë pjesë e këtij show.

Menjëherë pas lajmit, aludimet dhe emrat e parë të këtyre personazheve filluan të bëhen mediatike dhe njëri prej tyre ishte edhe Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente e “Përputhen” që u bë fenomen dhe një ndër më të komentuarat në ekran.

Mirëpo, si qëndron e vërteta?

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se kjo nuk është e vërtetë. “Thashetheme për lajme”, ka shkruar Shqipja.


Shtuar 19.05.2021 10:34