Ditën e sotme, Juliana Nura dhe Cllevio kanë qenë bashkë në një video live në TikTok ku kryefjalë e bisedës së tyre ka qenë Noizy.
Juliana foli si asnjëherë për lidhjen me reperin, por me apo padashje Cllevio zbuloi të dashurën aktuale të reperit.
Të lidhura
None found
“Mimoza buza e Noizyt”, shprehet Cllevio. Menjëherë me një kërkim të shpejtë në rrjetet e tyre sociale, shfaqet e vetmja Mimozë që Noizyt ndjek në Instagram dhe bëhet fjalë për Mimoza Hamidi. 25-vjeçarja është futbolliste e Kombëtares Shqiptare të vajzave.
Pasi video e Cllevios bëri xhiron e rrjetit, Noizy dhe Mimoza u bënë menjëherë unfollow, por tepër vonë pasi tani kemi prova.
Për më tepër, Noizy pëlqen edhe fotot e futbollistes në Instagram dhe e anasjellta. Tani mbetet të presim vetëm për reagimin e të dyve./albeu.com/




