Shpallet fituesja e “She’s On Top 2”, kush është bukuroshja që rrëmbeu zemrat e jurisë (FOTO LAJM)

Rrugëtimi i sezonit të dytë të “She’s On Top 2” përfundoi ditën e DJESHME me shpalljen e vajzës më të bukur. Fituesja e spektaklit u shpall vajza bukuroshe Ina Pashollari, e cila siguroi dhe një bursë studimi në një universitet privat në kryeqytet. Ina kaloi javë të tëra mes sfidash, sfilatash dhe provash të vendosura nga produksioni i spektaklit dhe me të gjitha ka shkëlqyer.

Po ashtu Pashollari së bashku me konkurrenten tjetër Elisa Diodati do të nënshkruajnë një kontratë pune me emisionin “E diell” në Top Channel”. Gjithashtu modelet e tjera që konkurruan në këtë sezon të dytë arritën të merrnin nga një çmim.

Naunka Mafiqi rrëmbeu çmimin e “showgirl”, “Best catwalk” (Ecja më e mirë) e fitoi Dolores Shkëmbi, “Fashion Face” Joana Bita, Best model (modelja më e mirë) Deja Beqiri dhe të tjera.

Juria e finales së madhe të “She’s On Top 2” përbëhej nga Armand Peza, Adrola Dushi dhe këtë herë Edi Manushi në vend të Graciano Taganit, të cilët nuk bënë kritika por shpërndanë çmime.

Shtuar 19.07.2021 09:55