Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh të madh kontributi artistik, Shkurte Fejza, ka publikuar një video të një koncerti masiv në Shkup.
Koncerti është mbajtur para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, derisa pamjet e këtij koncerti u publikuan nga vetë Fejza në llogarinë e saj në Instagram.
Në koncertin e këngëtares morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz, të gjithë duke kënduar njëzëri këngën “Mora fjalë”, një këngë identiteti.
“Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë”, ishte përshkrimi i artistes shqiptare krahas videos së koncertit të madh.
Shkurte Fejza, është një këngëtare tejet e njohur e zhanrit folklorik me një bagazh të madh artistik.