Shkodra Elektronike do të ndezë skenën e Eurovision-it më 13 maj

Mbrëmjen e 13 majit, Shqipëria do të ngjitet në skenën e një prej eventeve muzikore nga më të ndjekurit në botë, Eurovision. Këtë vit, spektakli më i madh evropian i këngës, zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Përfaqësuesit shqiptarë, Shkodra Elektronike, do të performojnë në natën e parë gjysmëfinale, me këngën “Zjerm”.

Performuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, “Zjerm” është një përzierje artistike mes muzikës tradicionale shkodrane dhe elektronikës moderne.

Kritika muzikore e ka përshkruar si “një nga risitë më të mëdha të këtij sezoni të Eurovizionit”.

Performanca skenike e Shkodra Elektronike shquhet për simbolikë të fortë, interpretim të fuqishëm dhe një estetikë që nuk ngjason me asnjë tjetër në garë.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 15 maj, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 17 maj 2025.

Shkodra Elektronike me “Zjerm” gëzon mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si dhe të platformës CultureALB, Ditët Shqiptare në Botë.


Shtuar 6.05.2025 15:50