Shkodra bashkohet për Eurovision, Luiz Ejlli përkrah “Zjerm”: Sonte janë zëri ynë, votoni

Në natën e parë të gjysmëfinales së Festivalit të Këngës në Eurovizion 2025, që po mbahet në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike performoi e 12-ta me “Zjerm”.

Ky duet elektropop, nga Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji, ka fituar zemrat e publikut dhe jurisë shqiptare duke triumfuar në Fest 63 me 143 pikë.

Në mbështetje të Shkodra Elektronike kanë dlaë shumë artistë, mes tyre një mbështetje e madhe edhe nga këngëtari i njohur Luiz Ejlli, gjithashtu nga Shkodra dhe ish-konkurent në Eurovizion. Luizi ka shpërndarë performancën e tyre në rrjetet sociale, duke u bërë një mbështetës i zëshëm i tyre.


Shtuar 13.05.2025 22:51