Modelja e njohur Hailey Bieber ka folur haptazi për simptomat dhe vështirësitë e shtatzënisë. Themeluesja e Rhode shkrepi një selfie teksa ishte ulur në një karrige druri, duke shfaqur barkun e saj të rrumbullakosur.
Hailey kishte veshur një pulovër jeshile me zinxhir dhe pantallona të shkurtra të zeza.
“Pra, kush do të më tregojë për dhimbjen e shpinës?” ka shkruar ajo, duke shtuar disa emoji shtatzënie.
Me këtë story ajo lë të kuptohet se për shkak të shtatzënisë, po vuan nga dhimbjet e shpinës, gjë që mesa duket është diçka e re për modelen.
Hailey dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku më 9 maj në një postim të ëmbël të përbashkët në Instagram.