Shikoni sa ngjajnë/ Sara Berisha gjen sozinë dhe është aktorja e njohur turke (FOTO LAJM)

Sara Berisha ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram, ku një prej ndjekësit i ka gjetur sozinë e saj.

“Të kanë thënë se ngjan me Asli Enver se dukesh fiks si ajo”, i ka shkruar dikush. Sara ka publikuar një foto të aktores turke duke thënë se ia kanë thënë dhe herë të tjera, madje Asli i pëlqen shumë si aktore.

“Me kanë thënë. Madje ajo më pëlqen shumë si aktore”, ka shkruar blogerja. Asli është bërë e njohur në Shqipëri me serialin turk “Dielli i dimrit”.