Shifra të çmendura! Shpat Kasapi zbulon vlerën marramendëse të “bakshishit” që ka marrë në Australi

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Shpat Kasapi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Nin” ku dhe ka zbuluar shifrën më të madhe të bakshishit që ka marrë gjatë karrierës së tij në botën e muzikës.

Ai tregoi se në një party në Australi në Melbourne atij dhe këngëtares Valbona Mema i janë hedhur mbi 50 mijë dollarë.

Përsa i përket jetës personale, ai dhe e fejuara e tij Selvija para pak ditësh i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar zyrtarisht lidhjen e tyre të dashurisë me martesë.

Mesa duket çifti janë martuar në fshehtësi të plotë me një ceremoni shumë private. Dyshja ndanë imazhet e para nga ceremonia, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari bëri të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të Shpatit dhe është zyrtarisht Selvije Kasapi.

“Nga sot, Selvije Kasapi”, ka shkruar këngëtari krahas fotos së ëmbël dhe mjaft emocionuese.


Shtuar 6.07.2021 08:54