Shumë prej banorëve kanë rrëfyer këtë javë ngjarje tepër emocionuese dhe të rëndësishme të jetës së tyre. Çifti që do përzgjidhej nga publiku si më të sinqertët, do të fitonin edhe një surprizë nga “Big Brother Vip”.
Çifti i përzgjedhur ishte Iliri dhe Arjola të cilët përfituan një natë me jakuzi dhe shampanjë. Ata ja deleguan këtë mundësi Fifit dhe Granitit por gjithashtu e refuzuan.
Si përfundim këtë mbrëmje do ta shijojë Semi dhe Donaldi që e pranuan pa hezitim madje me shumë entuziazëm.