Shakira në lidhje me aktorin britanik 16 vjet më të ri

Shakira është në lidhje me aktorin britanik Lucien Laviscount (31-vjeçar) megjithatë romanca e saj e fundit ka ngjallur shqetësim tek miqtë e saj, të cilët kanë frikë se aktori është në lidhje me këngëtaren vetëm për famë.

Aktori apo i dashuri i ri i Shakirës ka qenë pjesëmarrës në klipin e kësaj të fundit të këngës Punteria, ku edhe dyshohet që nisi gjithçka.

Tani, burimet e brendshme kanë konfirmuar se ata janë bashkë, por nuk janë ‘shumë të përfshirë’, gjë që ka lehtësuar shumë miqtë e 47-vjeçares Shakira, të cilët thuhet se kanë frikë se ai do t’i thyejë zemrën.

Një burim tha për DailyMail se miqtë e saj janë të shqetësuar se aktori hyri në lidhje me Shakirën vetëm për famë.

Tutje u aludua se aktori vetëm dëshiron që njerëzit ta dinë emrin e tij, duke qenë se ai ka qenë në lidhje me vajza më pak të famshme.

Shakira thuhet se ende nuk e ka harruar ishin e saj, futbollistin Gerard Pique.


Shtuar 4.04.2024 11:59