showbiz

Selin flet për ish-të dashurin: Kam patur ndarje të shëmtuar, kishim diferencë moshe, kam shkelur mbi veten time…

Mbrëmjen e djeshme, disa prej banorëve të shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, kanë biseduar me njëri-tjetrin për jetën e tyre personale.

Selin Bollati, ka ndarë me Brikenën, Gretën, Mateon dhe Gimbon një histori me ish-të dashurin e saj, se si është ndarë me të.

Të lidhura

None found

Banorja u shpreh se ka shkelur mbi veten e saj, vetëm që të respektojë atë. Ajo shton se ndarja ka qenë shumë e shëmtuar, pasi ai nuk e pranonte që kjo i kishte kërkuar që të shkëputnin marrëdhënien.

Selin tregon se në atë kohë ajo ka qenë 20-vjeçe, ndërsa personi në fjalë 27-vjeç.

Pjesë nga biseda:

Selin: Unë në Tiranë, ai jetonte në një vend tjetër, jetonim në distancë.

Brikena: Sa orë larg?

Selin: Jetonte në shtet tjetër, edhe pastaj u bë edhe më shumë toksike, takoheshim edhe më rrallë. Mua atë vit më ndërroi jetë nëna, nuk jetoja me asnjë, më ra të jetoja komplet vetëm. E kur bëra një rezume të gjithë gjësë sime, thashë ok ‘nuk po më shkojnë shumë gjëra në rregull dhe ky personi që duhet ta bëjë jetën time më të mirë, po ma bën edhe më të vështirë’. Edhe thashë ‘a jam unë kaq në nevojë për këtë person?’ se nuk po më jep asnjë kënaqësi, as plotësim shpirtëror, as emocional, asgjë. Edhe thashë jo, Selin kjo nuk është për ty.

Më vinte shumë keq pasi në momentin që ne kemi shkëputur marrëdhënien nuk ka qenë në më të mirën e tij. Po kishte kohë dhe unë kam shkelur mbi veten time duke dashur të respektoj personin deri kur të vinte një moment që të mos i vinte aq bombë, as mua. Jam munduar me veten time, të paktën familja e tij e thotë shpesh që ‘ta respektoj deri në fund’, po nuk ka qenë shumë e tillë nga ana e tij. E kam patur shumë të shëmtuar ndarjen. Nuk e pranonte faktin që unë i kisha kërkuar të shkëpus marrëdhënien. Kishim diferencë moshe, nuk është se ishim moshatarë që t’ja toleroja si veprim. Unë isha 20 dhe thoja me veten time kur unë të jem 27 vjeçe imagjino sa progres kam bërë si person, se po bëja dita-ditës. Ndërkohë një 27-vjeçar që ishte ai, kishte ca mendime fëminore, ca pasiguri që mua më ndikonin.

Tags: Selin

të fundit

Petrovska: Për dy vite diskutuam brenda LSDM-së, propozimet dhe zgjidhjet u lanë pas dore

Deputetja aktuale e LSDM-së dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në brifingun e sotëm të organizatorëve të platformës „Biseda për…

8 minutes ago

Deputetja Llukarevska i bën thirrje ministrit Serafimovski: Të dalë në dritë raporti mbi “skandalin e qumështit”, qytetarët presin transparencë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, në seancën e sotme për pyetje parlamentare i drejtoi pyetje ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe…

8 minutes ago

Unitet. Çlirim. Krenari”, mesazhi i fuqishëm i Dardanëve përpara ndeshjes me Irlandën

Tifozët e Kosovës “Dardanët” kanë publikuar një baner mjaft domethënëse para përballjes me Irlandën.Ata kërkuan drejtësi për çlirimtarët, duke shkruar…

12 minutes ago

Tedi Malaveci merr sërish drejtimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë për periudhën 2026–2030

Tedi Malaveci do të vijojë të drejtojë Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë edhe për katër vitet e ardhshme, pas…

14 minutes ago

Tragjedi në Rumani, dy shtetase britanike vdesin pasi furgoni blokohet mes dy kamionëve

Dy gra nga Britania e Madhe humbën jetën tragjikisht në një aksident që ndodhi sot pasdite në Qarkun Caraș-Severin në…

18 minutes ago

Trajneri i Irlandës para përballjes: Kosova është kundërshtare e fortë, prandaj luajmë më me kujdes në mbrojtje

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka shpjeguar zgjedhjet e tij për formacionin para fillimit të ndeshjes ndaj Kosovës.Ai tregoi se…

23 minutes ago