Disa muaj pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, raporti mes fitueses Selin Bollati dhe ish-banorit Kristi Lamaj duket se ka hyrë në një fazë të re.
None found
Vëmendjen e fansave e ka tërhequr fakti se dy ish-banorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ky veprim ka nxitur diskutime nëse mes tyre ka ndodhur një krisje, veçanërisht pas miqësisë që kishin shfaqur publikisht dhe deklaratave të fundit në Post Big Brother VIP.
Gjatë eksperiencës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Selin dhe Kristi krijuan një raport të veçantë. Në dhomën e rrëfimit, Kristi kishte pranuar se ndiente pëlqim për Selinën, në një deklaratë që nuk ishte transmetuar më herët.
Ai kishte thënë se, nëse do të ndryshonte diçka nga rrugëtimi i tij në reality show, do të zgjidhte ta kishte fituesen pranë.
“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte deklaruar Kristi.
Kur u pyet për këto fjalë në Post Big Brother VIP, ai shpjegoi se vlerësimi për Selinën kishte të bënte kryesisht me inteligjencën dhe mënyrën e saj të të menduarit.
“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar. Këtë e kam diskutuar me Selinin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, Selin tregoi se ishte në dijeni të pëlqimit të Kristit, pasi ai i kishte folur për këtë që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën, më ka thënë që një ditë në dhomën e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrën si mendon dhe si vepron”, tha Selin.
Fituesja e Big Brother VIP 5, e përkufizoi marrëdhënien me Kristin si një raport që fillimisht ishte karakterizuar nga përplasjet, por që më pas ishte shndërruar në afërsi dhe respekt.
“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, deklaroi ajo.
Pavarësisht këtyre qëndrimeve, heqja e ndjekjes së ndërsjellë në Instagram ka ngritur pikëpyetje te ndjekësit, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse miqësia mes Selin Bollatit dhe Kristi Lamajt është dëmtuar.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…