Categories: showbiz

Foto/ Selin dhe Kristi nuk ndiqen më në Instagram, shenjë e një krisjeje të mundshme mes ish-banorëve

Miqësia mes fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit, dhe ish-banorëve Kristi Lamajt duket se ka pësuar një ndryshim disa muaj pas përfundimit të reality show-t.

Të lidhura

None found

Të dy ish-konkurrentët, të cilët gjatë qëndrimit në shtëpi krijuan një raport të veçantë, nuk janë më ndjekës të njëri-tjetrit në Instagram.

Ky veprim në rrjetet sociale ka ngjallur interes te fansat, veçanërisht pas deklaratave që Selin dhe Kristi bënë së fundmi në Post Big Brother VIP.

Gjatë eksperiencës në shtëpi, Kristi kishte pranuar në dhomën e rrëfimit se ndiente pëlqim për Selinën. Deklarata, e cila nuk ishte transmetuar më parë, lidhej me dëshirën e tij që, nëse do të ndryshonte diçka në përvojën e reality show-t, ta kishte fituesen pranë vetes.

“Selin më pëlqente, nëse do bëja një zëvendësim do ishte që do e kisha marrë te krevati im Selin… të biesh në dashuri me armikun”, kishte deklaruar Kristi.

Në Post-Big Brother VIP, ai u pyet sërish për këtë qëndrim dhe shpjegoi se tërheqja ndaj Selinës kishte të bënte kryesisht me mënyrën se si ajo mendonte.

“Mua më pëlqen mendja, ajo është një vajzë e zgjuar. Këtë e kam diskutuar me Selinin, por unë Big-un e kam mbaruar dhe ato kanë mbetur atje. Ne i kemi diskutuar të gjitha aty brenda, kanë dalë konkluzione dhe jemi në marrëdhënie shumë reciproke”, u shpreh ai.

Selin konfirmoi se e njihte më herët këtë pëlqim, pasi Kristi ia kishte treguar vetë gjatë kohës që ndodheshin në shtëpi.

“Nuk është se është hera e parë që e dëgjoj. Në periudhën që po njihej me Krusitën, më ka thënë që një ditë në dhomën e rrëfimit kam shprehur një pëlqim për ty për mënyrën si mendon dhe si vepron”, tha ajo.

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar nga konfliktet fillestare në një raport të shoqëruar nga respekti dhe afërsia.

“Me Kristin është një marrëdhënie që ka nisur me urrejtje dhe ka përfunduar me shumë dashuri. Nuk kam pasur asnjë ndjesi tjetër për të në atë aspekt, por e vlerësoj shumë”, deklaroi Selin.

Pavarësisht fjalëve të tyre dhe miqësisë që kishin shfaqur në publik, heqja e ndjekjes në Instagram nga të dyja palët ka shtuar dyshimet e ndjekësve për një krisje të mundshme në raportin mes tyre.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago