“Se thatë që jam plakur”, Arjan Konomi bën ndryshimi drastik në pamje: Si ju dukem?

Pak ditë më parë, një video e opinionistit të njohur Arjan Konomi u bë virale në rrjet, pasi ai shfaqej me flokë të thinjur dhe komplet ndryshe në pamje fizike, duke i shqetësuar fansat për shëndetin e tij.

Megjithatë, ishte vetë Konomi ai i cili bëri me dije se ishte mirë me shëndet teksa ndodhej në një udhëtim shumë larg Shqipërisë.

Ndërkohë, disa orë më parë, Arjan Konomi është shfaqur i kuruar, me flokë të lyer dhe shkruan:

“Ça dini ju për lookun e ri!!Gati per filmin e ri “Top Gun”. Hajde jepini komenteve .. se thate qe jam plakur..
Si mendoni se dukem tani?”


Shtuar 3.11.2023 17:14