Së shpejti nënë? Fjoralba Ponari tregon çfarë po e bind për vendimin e rëndësishëm

Fjoralba Ponari dhe partneri i saj janë kthyer në një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ndonëse e ruajnë me fanatizëm marrëdhënien e tyre, moderatorja nuk ka hezituar shpeshherë ta shfaq në rrjetet e saj sociale.Dyshja prej kohësh bashkëjetojnë dhe kanë një raport të konsoliduar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë munguar edhe diskutimet mbi martesën.

Teksa Fjoralba është shprehur se kjo është në planet e tyre të afërta, mesa duket çifti po mendon të hedh hapa më të mëdhenj në marrëdhenien e tyre.

Një foto e Ponarit në Instastory së fundmi ka ngjallur dyshime se dyshja po mendojnë të bëhen prindër së shpejti.Teksa partneri i saj mban një fëmije në krah, Fjoralba krahas imazhit shkruan:

“Foto si kjo mund të bëhen shkak vendimesh të rëndësishme.”

 


Shtuar 26.09.2022 12:12