“S’bëhet fjalë!”/ Kledi dhe Evi flasin për bebushin që pritet të vijë në jetë

Evi Reçi dhe Kledi Hysa ishin ndër të ftuarit të mbrëmjes në “Kampionët”. Pasi moderatorja Marina Vjollca shprehu kënaqësinë e të paturit në program mikeshën e saj, Evi Reçi, e cila është edhe në pritje të ëmbël të një djali. Partneri i saj u shpreh pa hezitim se djali do të merret me futboll, por pse jo edhe me këndim.

Biseda në studio:

Evi Reçi: Besoj do të jem personi i parë këtu në këtë panel që vij vetë i dytë.

Marina Vjollca: Patjetër! Kjo është 100% e sigurt.

Evi Reçi: Që do të flas për futboll që ndoshta-ndoshta do të merret fëmija im me futboll, se unë nuk besoj se do të merrem ndonjëherë.

Marina Vjollca: Kledi, do të merret fëmija me futboll? Do të jetë çuni futbollist?

Kledi Hysa: S’bëhet fjalë!

Marina Vjollca: Pse jo, këngëtar?

Kledi Hysa: Këngëtar dhe futbollist, sepse e tregoi shumë mirë Bushi që duhet edhe të këndosh.

Evi Reçi: Do të jetë rast i veçantë.


Shtuar 12.07.2024 13:22

Tags: , ,