Pas daljes nga formati i ‘BBV3’, Sara Gjordeni ka folur lidhur me eksperiencën e saj brenda shtëpisë, situatën me Françeskën, që çoi në përjashtimin e Sarës, e shumë gjëra të tjera.
Një reagim prej Sarës ka ardhur dhe për mos ekzistencën e saj në Instagramin e Bardhit ku siç është parë dhe më herët dyshja nuk ka asnjë foto të përbashkët dhe për më tepër as nuk ndiqen nëpër rrjete sociale.
E ftuar në ‘Shqipëria Live’ Sara thotë: ‘Ajo që di të them është që kushdo që e menaxhon faqen e Bardhit, duhet të jetë pak më i respektueshëm ndaj dëshirave dhe vendimeve të tij.’