Sara Gjordeni publikon një fotografi tjetër nga Kumanova – shfaqet duke ia mbajtur dorën nënës së Bardhit

Sara Gjordeni bëri të ditur se ka shkuar në Kumanovë për të parë nënën e Bardhit.

Kjo pasi reperi i njohur ka lënë garën përgjysmë për shkak se iu dha lajmi se e ëma ishte sëmurë, e shtrirë në spital. Ndonëse modelja shqiptare nuk i besoi kësaj, ajo ka qëndruar në shtëpi të artistit shqiptar. Fillimisht, Sara ndau një fotografi krah Bardhit e më pas i dedikoi një postim edhe nënës së tij. Ish-banorja publikoi një imazh në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi 100 mijë njerëz.

Gjordeni shihet duke ia mbajtur dorën të ëmës, ndërsa në përshkrim theksoi: “Nëna Selvie”.

View this post on Instagram

A post shared by Sara Nikol Gjordeni (@saragjordeni)

Këto postime të Sarës vijnë pasi u aludua për marrëdhënien e saj me Bardhin, duke akuzuar edhe persona të tjerë.


Shtuar 12.03.2024 15:30