Antonela Berisha, pak ditë më parë festoi 27 vjetorin e lindjes.
Vëmendjen e mori ngjyra e kuqe që ishte tematikë e festës, por Antonela mohoi që ngjyra të kishte lidhje me dashurinë.
Ish-konkurrentja e edicionit të parë të BBV, sot në “Ftesë në 5” pranoi se në festë kishte ftuar miq të zemrës, por i dashuri nuk ishte prezent.
“E lidhur jam, me ulje- me ngritje si të gjithë. Ka një problem se unë jam reale dhe i tregoj, kurse të tjerët s’ i tregojnë. Me ulje me ngritje, por jemi bashkë…. Edhe pse ai s’ ishte në festë”, zbuloi ajo.
E pyetur nga Bieta për dhuratën më të bukur, Antonela tregoi se ishte një çertifikatë e blerjes së një ylli që mbante emrin e saj ajo që i kishte pëlqyer më shumë. Megjithatë as vetë nuk e dinte se nga cili prej të ftuarve i kishte ardhur kjo dhuratë.
View this post on Instagram