Sa vjeç bën sot? Marina Vjollca feston ditëlindjen dhe urimin më special e mori nga Getoari

Ditën e sotme një ndër vajzat më të bukura të ekranit feston ditën e lindjes. Marina Vjollca ka udhëtuar drejt Italisë për të festuar ditën e saj speciale, 33-vjetorin e lindjes.

Në mesin e gjithë urimeve që ka marrë ditën e sotme nga miq, kolegë e familjarë, padyshim që njëri do të bëntë diferencën. Ai i gjysmës së saj!

Getoari, zgjodhi fjalët më të ëmbla për të shperhur gjithë dashurinë që ka për mamanë e vajzës së tij, për gjysmën e tij më të mirë. Teksa ka postuar në Instagramin e tij, foton e Marinës ku mban në krahë të voglën e tyre Marget, reperi ka shkruar:

“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më bëhet qefi që kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruaja më e mrekullueshme që njoh”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Getoar Selimi (@ghettogeasy)