Sa vjeç bën sot këngëtarja? Në ditëlindjen e Fifit, vëmendjen e mori dedikimi i partnerit të saj, Adisit

Dita e fundit e muajit mars është e veçantë për Fifin. Këngëtarja shqiptare, feston sot ditëlindjen e 29-të. Ky vit, e ka gjetur atë akoma më të përmbushur, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Fifi ka ndarë një foto ku shkruan se këtë ditëlindje po e feston së bashku me pritjen më të ëmbël në botë.

“31.03.2023 po pres ditelindjen e 29 me pritjen më të ëmbël në botë”

E në këtë ditë nuk mund të mungonte edhe një dedikim special nga partneri i saj Adisi. Teksa ka publikuar në Instagram-in e tij një fotot të Fifit, ai ka gjetur fjalët më të ëmbla për t’i treguar të gjithë dashurinë dhe vlerën që ajo ka në jetën e tij.

“Jam ma mirë me ty, kështu që rri me mu! Gëzuar ditëlindjen dashni e imja. Jam i bekum që m’ka ra me e kriju dashnin më të madhe me ty. E jam me fat që të njoha ty më shumë se askush! Më kënaq shpirtin që asnjë ditë su ndave prej erës tënde dhe ajri im është aroma jote. Të dua o mami i djalit tim! Gëzuar ditēlindjen mami Fifi! Me ty krejt jetën”, ka shkruar Adisi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adis Patushi (@adispatushi)


Shtuar 31.03.2023 12:04