Sa vjeç bën sot? Agron Llakaj feston ditëlindjen, stafi e bën të përlotet me surprizën (VIDEO)

Vitet në skenë por edhe në jetë kanë ecur pa u ndierë për aktorin Agron Llakaj. Ditën e sotme, aktori feston ditëqlindjen e 63. Ai ka treguar gjithmone marrëdhënien me stafin e Al Pazar dhe sot në ditëlidjen e tij ata e kanë bërë të përlotet nga surpriza.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Al Pazar (@alpazarvizionplus)


Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.

Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.
Kujtojmë “12 në Hollyëood” …“12 Vallëzime pa një të Shtunë”…apo “12 Javë rreth fatit”.

Një nga karakteristikat e tij si aktor është imitimi i personaliteteve të njohura të politikës, veçanërisht portretizimi i politikanit të karrierës, Sali Berisha.

Galeria e personazheve të Agron Llakaj është e pafundme. Ai ka veshur kostumin e shumë karaktereve, të veteranit të luftës, policit, politikanit, kriminelit e deri të grave plaka.

Edhe sot vazhdon të mishërojë fshatarin apo zyrtarin e paaftë, të riun apo plakun mburravec, politikanin e korruptuar dhe gënjeshtar me aq mjeshtëri në të gjithë elementët e një personazhi, si gjestet apo dialekti, gjithnjë në kufijtë e groteskut.

Në vëmendjen dhe misionin e tij, edhe sot si krijues dhe aktor përmes dy emisione “Al Pazar” dhe “Fake Off” në Vizion Plus, mbetet parodizimi i sistemit politik, ekonomik dhe social të vendit.

Misioni i Agron Llakaj është i pandryshueshëm, t’i bëj njerëzit të mendojnë përmes së qeshurës.