Sot është ditëlindja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku. Ai feston sot 25-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale ka zgjedhur të uroj veten me një postim sepcial.
Aktori ka treguar gjithmonë se si e ka nisur nga 0, nga punë të thjeshta dhe sot është një figurë e rëndësishme në botën e humorit të ekranit shqiptar.
“Sot 25 vjeç. Jam shumë në “borxh” me ty Zot , ndaj po jap maksimumin tim për t’i dhënë lumturi dhe gëzim familjes , miqve, bashkëpuntoreve dhe sigurisht çdo ndjekësi që ka besuar tek unë që nga dita e parë që jam ngjitur në skenë.
Përjetësisht mirënjohës,i juaji Olsi Bylyku!,-shkruan ai krahas postimit.
View this post on Instagram
Kujtojmë se AlbEu.com prej kohësh ju ka lajmëruar se mes Olsi Bylykut dhe partneres së tij, Egli gjërat nuk janë më njëosoj, kjo u vërtetua edhe sot ku urimet për Olsin kanë nisur që në mesnatë, përjashtuar vetëm urimin e Eglit, e cila nuk ka bërë asnjë postim për partnerin./albeu.com/