“Sa shpejt kalojnë vitet”, si dukej Luana Vjollca në televizion vite më parë (FOTO LAJM)

Luana Vjollca pak muaj më parë mbylli me sukses sezonin e “Shiko kush luan”, i cili ka qenë një nga programet më të ndjekur për vite me radhë. Moderatorja e njohur ka shumë vite që është pjesë e televizionit “Top Channel”, ku i janë besuar disa formate televizive të rëndësishme. Së fundmi ajo ka kujtuar me nostalgji një nga programet që ka drejtuar gati 5 vite më parë.

Luana ka ndarë në Instagram një video të saj nga rubrikë “Dueli i heshtur”, ku moderatorja Liesa Haxhiasllani imiton Vjollcën.

“Sa shpejt kalojnë vitet. Një nga emisionet e mia ‘Duel i heshtur’ 5 vite më parë”, ka shkruar Luana me nostalgji përkrah videos.


Shtuar 4.05.2021 13:11