Sa qenka rritur! Këngëtarja Poni ndan si rrallëherë foton me djalin e saj

Poni është kujdesur ta ruajë sa më hermetike jetën private, por rrallëherë edhe e thyen këtë rregull duke postuar foto me djalin e saj. Së fundmi këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi tepër të ëmbël, në të cilën shfaqet së bashku me djalin, Frenki.

Poni dhe Franki janë veshur të dy më ngjyrë të zezë, ndërkohë që gjenden në një restorant në buzë të detit. Shihet se Frenki është rritur kaq shumë që nga hera e fundit që e kemi parë.

Poni po shijon disa ditë të qeta me familjen e saj, pas një vere të ngarkuar me koncerte.


Shtuar 8.09.2023 13:30