Sikurse është bërë me dije tanimë, Arjola Demirin është larguar nga ‘Portokalli”. Pas disa vitesh, aktorja nuk do jetë më pjesë e programit të humorit.
E ftuar në “Natën me Aulonën”, Arjola foli edhe për vendimin e largimit nga show. Sipas saj, që prej daljes nga “Big Brother’ ajo kishte nevojë për një pushim të gjatë, megjithatë vazhdoi të ishte pjesë e “Portokalli” për gati dy sezone të plota, por tani ishte momenti të shkëputej.
“Vitet në program kanë qenë të shkëlqyera, duke marrë e dhënë shumë nga të gjithë, por ‘Portokallia’ është një shkollë dhe ia dola të marrë edhe master-in dhe tani që e mbarova, duhej të vazhdoj me të tjera synime në karrierë”.-tha ajo duke shtuar se është paguar mjaft mirë, por sërish ndjeu se pati nevojën të bëjë disa projekte njëkohësisht sepse ky emision i “hante shumë kohë” dhe një pagë e vetme do ja bënte jetesën të papërballueshme.
Sipas saj, “sa më gjatë ke në profesion, ose sa më shumë ke arritur, aq më shumë të ulet çmimi”, gjë që për të është e pakonceptueshme dhe që nuk ndodh askund në botë.