Rudina Dembacaj nga shtrati i spitalit, “amaneti” që i la Mark Frrokut para se të futej në sallë (FOTO LAJM)

Rudina Dembacaj është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo gjatë kësaj kohe ka kaluar disa probleme të vogla shëndetësore, teksa i ka ndarë dhe me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Aktores i është dashur të bëjë një ndërhyrje dhe para se të futej në sallë ajo ka zbuluar amanetin që i ka lënë Markut.

Dhe e gjeni dot cili ka qenë amaneti? Nëna e Markut. Më pas ajo ka shpjeguar se bëhet fjalë vetëm për një injeksion të lehtë.

Më tej, Rudina ka sqaruar se nuk bëhej fjalë për një amanet serioz.

“Që të sqarohem ishte thjesht një injeksion (jo ndërhyrje) pak i vështirë që duhej bërë me anestezi. Nuk e kisha amanet serioz. Më tepër për të ç’tensionuar Markun”, ka shkruar ajo.