Mes të qeshurave e historive të bukura, Rita Lati hapi mbrëmjen e djeshme zemrën “Në Kurthin e Piter Pan”, duke rrëfyer edhe plagë nga jeta e saj.
Kështu, ajo rrëfeu se ardhja në jetë e vajzës së saj, Rozës, ishte momenti më i lumtur në jetën e saj. Siç tregoi aktorja, Roza lindi pasi ajo kishte pësuar një goditje të madhe duke humbur një fëmijë.
Ja cila është arsyeja që shumica e romancave zgjasin vetëm tre muaj
Mabel: Rita, u gëzove shumë ti kur u bëre mami i Rozës?
Rita: Momenti kur u bëra mama ishte me i lumturi. Kisha humbur një vajzë para Rozës dhe Roza u prit me shumë dashuri. Brenda vitit Zoti m’i mbushi duart plotë. Roza ishte e shëndetshme dhe dukej identike si ajo. Njerëzit nuk e dinin se isha bërë nënë sërish.