Arbana Osmani zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale, në këtë puntatë të “E Diell”.
Së shpejti do të nisë “Big Brother VIP 2”, i cili theu rekorde shikueshmërie, një program që do të moderohet nga Arbana. Ajo u shpreh se pavarësish polemikave në rrjete sociale, e ka treguar që do ta drejtonte sërish “BBV2”.
“Unë e kam thënë për publikun që do të jem në Big. Ne i kemi pasur gjërat e qarta dhe nuk është se jam ndikuar nga ato që janë shkruar”, u shpreh Arbana.
Moderatorja u pyet edhe për pjesëmarrjen në filmin “Sofia”, ku tha se ishte përballur me vështirësinë e aktrimit vetëm brenda skenarit dhe jo spontanitetit, siç ajo ishte mësuar në televizion.
Arbana tregoi se partneri i saj i preferon të gjitha ushqimet, por më shpesh kërkon që t’i bëjë sushi.
“Edi i preferon të gjitha por që kërkon më shumë sushi. I gatuaj sushi. Se di kush ia ka thënë që ka shumë pak kalori”.
Njëkohësisht moderatorja tregoi edhe për marrëdhëniet e Eduartit me futbollin, duke nisur që nga frekuentimet e stadiumeve e deri tek ndeshjet në shtëpi.
“Më merr me zor në stadium. Shkoj sepse më lutet më thotë mos mendo se ishte si ndeshja e kaluar. Unë shkoj se ai është i lumtur. Para se të lindnin fëmijët mund të ulërinte në shtëpi kur shihte ndeshje, ndërsa tani jo, pasi edhe sikur vetëm njëri të zgjohet është problem. Por edhe nuk sheh më aq ndeshje sa ka parë”.
Gjatë bisedës Arbana u pyet për marrëdhënien e saj të ngushtë shoqërore prej vitesh me Xhemi Shehun.
“Miqësia me Xhemin është forcuar gradualisht pas E Diell në vitin 2008. Jemi shumë të lidhura është një njeri që ma plotëson shumë bukur jetën time . Ka një humor fantastik dhe është shumë tolerante, më rikthen buzëqeshjen”. /tch/