Roza Lati zbulon arsyen se pse ka vendosur të jetë e rezervuar me lidhjen me Xhonatanin

E ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e kaluar ka qenë moderatorja e njohur, Roza Lati. Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka zbuluar më shumë detaje nga lidhja e saj, karriera, jeta dhe jo vetëm kaq.

Si do ta përshkruante Roza Lati jetën e saj tani në këto momente?

Jeta ime në këto momente është shumë bukur, shumë e qetë dhe shumë mirë. Në gjërat e mia që unë po bëj është si një det i qetë me ujë të kristaltë.

Moderatorja e njohur kur u pyet në lidhje me Xhonatanin, partnerin e saj zgjodhi që të ishte mjaft e rezervuar.

Unë prandaj i kam shmangur edhe intervistat. Më lejoni të them ‘no coment’ nuk dua të flas për këtë pjesë. Çfarë kam për të thënë e nxjerr pak e nga pak në rrjetet e mia sociale kur unë e gjej frymëzimin me anë të tyre. Kështu që nuk dua të flas për dashurinë time.

Nuk e shoh të arsyeshme, në përgjithësi kam qenë shumë hermetike gjithmonë sa i përket dashurisë sime por kur dola nga Big-u edhe në bazë të rrugëtimit tim brenda edhe që e pa një publik i tërë Rozën, mendova okej mbase edhe duhet të hedh ndonjë indikacion që shiko se jam e lumtur sepse me daljen time jashtë në kontakt me realitetin pashë gra dhe nëna që më donin shumë dhe më përqafonin dhe më shihnin me një lloj pikëllimi dhe thashë prit një sekondë është çdo gjë okej. Dashuria është gjëja më e rëndësishme dhe kur e kam pasur dhe kur jo asnjëherë nuk jam shprehur por ishte me vend edhe për shkak të BBV diçka të publikoja.


Shtuar 24.11.2024 19:50