Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gazi ka vendosur që t’i lexojë dorën Rozës, ku në një moment ai thotë “ka qenë dhe një fëmijë tjetër, ka pas jetën e shkurtër”.
Kaq u desh që moderatorja e njohur të tregonte për herë të parë një histori personale.
Roza u shpreh se para se të lindte ajo, Rita Lati, ka lindur një vajzë që ka ndërruar jetë 40-ditëshe.
Sipas saj, motra ka ndërruar jetë papritur nga temperatura e lartë. Roza shton se këtë histori nuk e ka treguar më parë as ajo dhe as nëna e saj.
“Po motra ime, para se të lindja unë ka lindur një vajzë mami. 40-ditëshe ka ndërruar jetë. Tila ia kishte vënë emrin, Tila Lati. Po të jetonte ajo, unë nuk do jetoja. Po të jetonte ajo, unë nuk do të ekzistoja. Mami nuk e ka treguar ndonjëherë këtë histori. Ka qenë tip epidemie, vitet 1987-1988. Nga temperatura e lartë ndërroi jetë, papritur”, tha Roza.
Ndërkohë, banorët e tjerë që ishin pranë Rozës dhe Gazit, u shprehën se ky i fundit e dinte për këtë histori prandaj e gjeti.
View this post on Instagram